“Mbaj mend ndeshjen me Flamurtarin në Rrogozhinë”, trajneri Tetova: Nuk është se prurjet e janarit tek Egnatia do…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2026 | 19:38

“Mbaj mend ndeshjen me Flamurtarin në Rrogozhinë”, trajneri Tetova: Nuk është se prurjet e janarit tek Egnatia do…

Edlir Tetova ka folur para ndeshjes që Egnatia do të luajë me Flamurtarin. Ky takim është i vlefshëm për javën e 23-të të Superiores dhe do të nisë nesër prej orës 19:00 në Vlorë.

Screenshot 2026-02-05 193835

“Sigurisht për nga mënyra si vijnë rezultatet në ndeshjet e fundit, është një ndeshje goxha e fortë sepse Flamurtari kërkon pikët medoemos. Ne ndodhemi në pozicion komod, por edhe ne kërkojmë vazhdimësinë sepse vijmë nga tre rezultate jo të mira.

Detyrim fitorja? Siç e thashë, vijmë nga tri ndeshje me rezultate jo të mira, nuk është detyrim dhe as përcaktim se janë fjalë të mëdhaja. Përcaktimi i asaj që mendoj për futbollin është vetëm  vazhdimësia e lojës. Kemi zhvilluar ndeshje shumë të bukura, pavarësisht se nuk kemi marrë rezultatin.

E kemi ndjekur, Flamurtari ka bërë lëvizje dhe është forcuar. Mbaj mend edhe ndeshjen në Rrogozhinë, sigurisht ka një fytyrë tjetër. Kjo nuk do të thotë asgjë për atë që synojmë.

Sa e vështirë të ruani ekuilibrin mes presionit për rezultat dhe lojës së bukur që preferoni? Fare, përderisa kemi filozofi loje, përderisa jemi të rrjedhshëm, krijojmë dhe luajmë futboll, mendoj se kjo pjesë do jetë vetëm një ngërç.

Çfarë e dallon grupin nga sezonet e kaluara? Kemi prurje, largime, nuk mund të bëjmë krahasime nga sezoni në sezon sepse jemi me diferenca pikësh. Këtë vit, në shumë pak ndeshje, skuadra ka ardhur aty ku dëshiroj. Ashtu si mendoj që luan Egnatia, mendoj të kemi vazhdimësi në rrjedhën e lojës.

Mendoj zgjedhje taktike kam pasur, kemi bërë rotacion mjaftueshëm. Përderisa lojtarët kanë minutazh, për mua shumë e thjesht për të zgjedhur. Nuk është se prurjet e janarit do krijojnë diferenca shumë të mëdhaja sepse loja ka një identitet”, u shpreh Tetova.

PANORAMASPORT.AL