“Mafiozët e Egnatias”, Regi Lushkja riposton mesazhin pas fitores ndaj Vllaznisë: Grabitësit e trofeve, këto që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2025 | 20:01

“Mafiozët e Egnatias”, Regi Lushkja riposton mesazhin pas fitores ndaj Vllaznisë: Grabitësit e trofeve, këto që…

Egnatia fitoi titullin e dytë kampion në histori. Rrogozhinasit mposhtën Vllazninë me rezultatin e thellë 0 me 4 në “Arena Kombëtare.

bandicam 2025-05-14 20-01-39-151

Dy golat i parë i shënoi Regi Lushkja. Bomberi i Egnatias këtë sezon udhëhoqi kampionët drejt mbrojtjes së trofeut.

Festa ishte e madhe pas finales me kuqeblutë, po ashtu edhe mesazhet. Lushkja ka ripostuar edhe një prej më pikanteve.

“Mafiozët e Egnatias. Këta që argumentin më të fortë kanë fushën e blertë. Grabitësit e trofeve”, shkruhet në përshkrimin e ripostuar nga Lushkja. Rrugëtimi i Egnatias për sezonin e ri do të rifillojë nga kualifikueset e Ligës së Kampioneve.

bandicam 2025-05-14 20-05-31-991

PANORAMASPORT.AL