Luhet Partizani-Vllaznia, sa shumë “ish” në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2025 | 23:39

Luhet Partizani-Vllaznia, sa shumë “ish” në fushë

Partizani dhe Vllaznia thuajse gjithmonë kanë luajtur një sfidë, ku në përbërje janë parë “ish”-ët. Te kuqeblutë është Esat Mala si një ndër futbollistët kryesorë. I promovuar te Partizani, Vllaznia prej disa vitesh e mban në ekip Malën.

da silva mala

Më parë në akademinë e Partizanit, Ensar Tafili po ashtu e njeh mjaft mirë ambientin e “demave”. Këtë sezon ka fituar minuta në drejtimin e trajnerit Edi Martini. Situatë e ngjashmë është edhe te Partizani. Viktor Da Silva u afrua nga Vllaznia në Shqipëri, ndërsa braziliani shtoi cilësitë në kampionat. Në edicionin 2022/23 dhe te ky aktual, Da Silva kontribuon te Partizani. Prej disa ndeshjesh nuk është treguar i gatshëm për skuadrën.

Nebi Qokthi është një element që shikohet premtues dhe iu besua kontrata e profesionistit këtë verë. Lojtari shkodran e niste te akademia e Vllaznisë, për t’u kthyer më pas në lojtar kyç për akademinë e “demave”. Me ekipin U-19 mbajti shiritin e kapitenit në edicionin e kaluar. “Ish”-ët e sfidës: Ensar Tafili, Da Silva, Esat Mala, Nebi Qokthi.

PANORAMASPORT.AL