Luhet në 3 ditë, përballje të zjarrta në javën e 29-të të Superiores! Zbuloni axhendën e plotë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2026 | 20:55

Luhet në 3 ditë, përballje të zjarrta në javën e 29-të të Superiores! Zbuloni axhendën e plotë

Kategoria Superiore është futur në një fazë tepër të nxehtë, teksa në fundjavë, do të luhen 5 përballjet e vlefshme për javën e 29-të.

superiore

Siparin e ngreh dueli mes Elbasanit dhe Egnatias, i planifikuar për t’u zhvilluar të premten e 20 marsit, në orën 19:00, në “Elbasan Arena”, për të vijuar të shtunën me 3 përballje.

Në orën 15:00, Bylisi pret Flamurtarin, ndërkohë që në orën 18:00, luhen paralelisht, Teuta-Partizani dhe Vllaznia-Dinamo.

Kjo javë e 29-të, mbyllet me duelin Tirana-Vora që luhet të dielën në orën 15:00.

JAVA E 29-të:

E PREMTE 20 MARS

Elbasani-Egnatia ora 19:00

E SHTUNË 21 MARS

Bylis-Flamurtari ora 15:00

Teuta-Partizani ora 18:00

Vllaznia-Dinamo ora 18:00

E DIEL 22 MARS

Tirana-Vora ora 15:00

PANORAMASPORT.AL