“Lufta” mes dy ish-gjyqtarëve! Jemini e “thumboi”, Klajdi Kola reagon: Mos ngatërrohet me katalogun e modës
Episodi në ndeshjen Bylis-Vora(2-1), ka ndezur një “luftë” në distancë mes dy ish-gjyqtarëve. Bëhet fjalë për Lorenc Jeminin dhe Klajdi Kolën, që kanë këndvështrime të ndryshme për përdorimin e telefonit në pankinë.

“Dëgjova një çudi të madhe nga një nga këta që dalin nëpër studio (Klajdi Kola) dhe tha: ‘Shiko, lejohet celulari, se këta komunikojnë, për të parë GPS, sa kilometra vrapojnë lojtarët’”, u shpreh Jemini që ka gjetur menjëherë reagimin e Kolës.
“Mesa duket, disa persona ende jetojnë në muzeun e madhështisë së vet, aty ku koha ka ndaluar dhe rregullorja e lojës s’është lexuar kurrë më. E megjithatë, flasin me siguri absolute… Ndërkohë, unë thjesht citova rregullin live, në sekondë, pas pyetjes së moderatores profesioniste Hygerta Sako.
Po e publikoj vetë rregullin që disa s’e njohin, që të mos ngatërrohet më rregullorja e lojës me katalogun e modës. Asnjë koment për ndeshjen, ato i bëjnë specialistët e fushës… Por rregullat janë të qarta, për këdo që di t’i lexojë. Të tjerët, le të vazhdojnë “live-n” në delirën e tyre nostalgjik”, shkruan Kola.

Lexo edhe:
“Dëgjova një çudi të madhe”, Jemini “thumbon” Klajdi Kolën dhe shpërthen pas duelit Bylis-Vora: Janë skena që si kuptoj dot, po e fus te…
PANORAMASPORT.AL













