“Dëgjova një çudi të madhe”, Jemini “thumbon” Klajdi Kolën dhe shpërthen pas duelit Bylis-Vora: Janë skena që si kuptoj dot, po e fus te…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2025 | 22:37

“Dëgjova një çudi të madhe”, Jemini “thumbon” Klajdi Kolën dhe shpërthen pas duelit Bylis-Vora: Janë skena që si kuptoj dot, po e fus te…

Ish-arbitri i FIFA-s, Lorenc Jemeni, ka shpërthyer pas situatave të ndodhura në duelin mes Bylisit dhe Vorës, i vlefshëm për elitën e futbollit shqiptar. Jemini, nuk i kurseu thumbiet edhe për deklaratën Klajdi Kolës, në “Rubrikën Sportive”:

MixCollage-31-Oct-2025-10-36-PM-6827

“Te ndeshja Bylis-Vora, filluan çudirat që me mos funksionimin e VAR-it. Minutën e 55-të erdhi VAR-i, s’kishte VAR. Minutën e 18-të, Bylisi mbeti me 10 lojtarë, qetësi absolute dhe fitoi ndeshjen me 10 lojtarë. Për 80 minuta luajti me 10 lojtarë. Unë po flas si shikues. Gjatë ndeshjes shikon çudira, që një trajner, i jep trajnerit tjetër celularin në vesh në stol. Dëgjova një çudi të madhe nga një nga këta që dalin nëpër studio (Klajdi Kola) dhe tha: “Shiko, lejohet celulari, se këta komunikojnë, për të parë GPS, sa kilometra vrapojnë lojtarët”.

Shiko çfarë përgjigje. E njeh Ylli Aga atë djalin. Mund të jetë tha, ndërkohë që celulari nuk lejohet në pankinë. Trajneri i portierëve ja dha zv.trajnerit. Kur dënohet trajneri që ri lartë, nuk lejohet as të komunikojë me stafin. Mirel Josa, kishte ulur kokën dhe kishte vendosur duart në kokë. Shënohet goli i dytë i fitores, eurogol dhe asnjë nuk gëzonte.

Deri në Gjirokastër duhet të çoheshin tifozët. Tifozët 5 që gëzonin dhe pankina që kishte venë duart në kokë. Janë skena që unë si kuptoj dot. Çudira, fitoi Bylisi. Unë po e fus te çudirat se nuk dua të merrem me gjërat e tjera. Në minutën e 55-të, ajo ndeshje u hoq nga bastet. Këto t’i marrin këta ustallarët, se unë nuk merrem me këtë punë”, u shpreh Jemini për mikrofonin e emisionit “PASO”.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: 

VIDEO/ Dy episode të pazakonta, moderatorja Hygerta Sako: Nuk mund t’i themi të zezës të bardhë! Do doja që presidenti i Bylisit…