“Luajtëm ndershëm siç kemi bërë”, trajneri Magani pas humbjes së Besës: Nuk jam racist, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 3, 2026 | 17:38

“Luajtëm ndershëm siç kemi bërë”, trajneri Magani pas humbjes së Besës: Nuk jam racist, por…

Gugash Magani ka folur pas humbjes 2 me 1, që Besa pësoi ndaj Kukësit. Kavajasit tashmë do përgatiten për fazën “play off”.

Screenshot 2026-05-03 173814

“Nuk kisha peng sepse ne kemi një ndeshje shumë të fortë në mesjavë, bëmë njëfarë rotacioni. Ishim të kondicionuar nga disa lojtarë që janë lodhur gjithë kampionatin. I lamë pushim sot. Më vjen mirë që dhe lojtarët që u dhashë besimin nga fillimi, bënë maksimumin. Kemi bërë ndeshje të mirë. Ne ishim pa motiv, kundërshtari me shumë motiv. Ne kishim motiv për të luajtur ndershëm siç kemi bërë deri tani.

Jam njeri që dhe kur kam luajtur futboll i vogël fare, nuk kam pasur përkrahje. Lojtarët vendës dhe të rinj duhet të marrin hapësira. Nuk jam dakord fare me atë që… nuk jam racist, por shoh në fushë 7 lojtarë… Këtë e kam bindje dhe jo perceptim. Kam bërë detyrën. Ky nuk është objektiv i madh, pa bërë modestin. Kam një jetë që merrem me futbollin. Objektivi ynë është që të shkonim në Superiore. E kam marr vonë shumë dhe në vështirësi skuadrën, por kjo skuadër është ndërtuar mirë. Për ndeshje “play off” jemi të përgatitur sepse kemi lojtarë me eksperiencë shumë dhe kanë minuta shumë në këmbë. Gjithsesi, çdo gjë do e tregojë 90 minutëshi.

Mund t’ju them që nuk është vetëm Rrena te Besa, por 4-5 lojtarë të tjerë shumë të talentuar. Mendojmë në të ardhmen t’u japim minuta. Pjesa jonë është risku. Unë kam marr risk me këto lojtarë, E kam futur me Skënderbeun, mos gaboj që kemi qenë në fitore dhe jemi mundur. Bëri dy gabime dhe u pezmatua shumë. Unë i dhashë prapë minuta dhe besim, nuk do i jap vetëm këtij besim, por të gjithë lojtarëve të Kavajës. Kam luajtur edhe vetë për këtë fanellë, Kavaja është shkollë futbolli. Mendoj se lojtarët e Besës që janë kavajas, por edhe të tjerët padiskutim, u peshon më shumë fanella mbi shpinë.

Pjesë e punës sonë është risku. Merr për mirë, por edhe për keq. Sa i përket lojtarëve të huaj, unë nuk kam asnjë problem te pjesa teknike, por jam vetë që dua t’u jap shumë shanse lojtarëve të akademive. Që të ketë masivitet futbolli, pra edhe grupmoshat më poshtë të kenë motiv që të shkojnë tek ekipi i parë. Luhet deri 17-18 vjeç dhe pastaj të gjithë lojtarët ndërrojnë zanat. Më vjen keq sepse u jepet hapësira lojtarëve që vijnë nga jashtë. Megjithatë, në bazë të objektivave që ka skuadra. Ne dolëm nga objektivi kryesor dhe unë normalisht kisha hapësira për t’i aktivizuar.

Pa shprehur modestinë. Para 10-12 vitesh ishim në play off dhe mundëm Kamzën në Korçë. Trajner isha unë dhe shkuam në Superiore. Pastaj Egnatia që sot është një nga skuadrat më të mira në Shqipëri. Nga Kategoria e Parë unë e kam nxjerr në Superiore. Kam të gjithë kapacitetin dhe eksperiencën për t’i nxjerrë. Në futboll çdo gjë është relative dhe jo absolute. Nëse ne në çdo situatë në atë 90 minutësh do jemi të qetë dhe me besim, nuk ka asgjë që nuk arrihet”, u shpreh Magani për “RTSH”.

PANORAMASPORT.AL