“Luajmë futboll modern”, Dovedan: Bylisit i duhen 2-3 blerje cilësore…
Trajneri i Bylist, Veljko Dovedan, foli për mikrofonin e RTSH pas triumfit në finalen e Kategorisë së Parë ndaj Vllaznisë. 64-vjeçari u shpreh optimist teksa deklaroi se me disa ndërhyrje të vogla në merkato, skuadra është gati për t’u përfaqësuar denjësisht në Kategorinë Superiore. Serbi nuk nguroi t’i thurte elozhe edhe futbollit shqiptar që sipas tij është shumë cilësor.

“Ne jemi një ekip që luajmë futboll shpejt, bëjmë presion lart, luajmë futboll modern. Edhe në Superiore do të luajmë me këtë skemë lojë, me këtë strategji, dhe shpresoj të bëjmë mirë.
Nuk do të kërkojë shumë Bylisi në merkato. Ekipi është gati, por ndoshta do të ketë 2-3 blerje. Flas për 2-3 lojtarë që mund të futen direkt në formacion. Unë punoj gjithmonë për tifozët e skuadrës që drejtoj. E respektoj futbollin në Shqipëri. Në Superiore, ka 4-5 ekipe shumë serioze, futbolli është shumë cilësor. Do të jetë më vështirë se në Kategorinë e Parë”, u shpreh Dovedan.
PANORAMASPORT.AL













