“Lojtarët dukeshin në fytyrë që diçka nuk shkonte”, Bledi Shkëmbi: S’e meritonim këtë humbje, por nuk jemi dorëzuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2025 | 18:09

“Lojtarët dukeshin në fytyrë që diçka nuk shkonte”, Bledi Shkëmbi: S’e meritonim këtë humbje, por nuk jemi dorëzuar

Trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi u shfaq i trishtuar pas humbjes 0-1 që skuadra e tij regjistroi ndaj Teutës në “Arenën Kombëtare”. Në prononcimin e dhënë menjëherë pas kësaj përballje, tekniku korçar i bardhebluve deklaroi:  

bandicam 2025-04-19 18-02-49-301

“I bëmë llogaritë, fola në dhomat e zhveshjes me lojtarët, nuk meritonin të humbnin për atë çka dhanë në fushën. Është finalja e fundit, që ne mund t’i japim mundësi vetes për të qëndruar në Superiore. Na pret një javë shumë e vështirë psikologjike.

Duhet të tregojmë karakter dhe besim për të fituar javën e fundit.  Deri te penalltia bëmë lojë goxha të mirë, meritonim të shënonim gol. Fituam një penallti duke luajtur shumë mirë. Në momentin e humbjes së penalltisë, nga ana psikologjike u bllokuam. Dukeshin lojtarët në fytyrë që diçka nuk shkonte, pas humbjes të penalltisë. Ndonjëherë me fjalë nga jashtë nuk mund të ndihmosh dhe të ndryshosh gjë.  

Jam i mërzitur sepse nuk e meritonim këtë humbje. Nga gabimet tona jemi në këtë pozicion. Nuk jemi dorëzuar, deri tani çdo gjë e kemi bërë me djersë dhe drejtë. Edhe në ndeshjen e fundit do të bëjmë mirë, shpresoj që fatin të kemi me vete, sepse sot nuk patëm fatin”, u shpreh Shkëmbi.

PANORAMASPORT.AL