Lojë me letra para Elbasanit, pesë futbollistë të Partizanit bëhen bashkë: E vështirë me këto djem

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2025 | 13:38

Lojë me letra para Elbasanit, pesë futbollistë të Partizanit bëhen bashkë: E vështirë me këto djem

Partizani do të përballet sot me Elbasanin në sfidën e vlefshme për javën e katërt të Superiores. Ndeshja do të nisë në orën 19:00.

partizani2

Te Partizani grupi qëndron si gjithmonë i grumbulluar në hotelin e Kompleksit Partizanit. Dhe mbrëmjen para sfidës me verdheblutë, pesë futbollistë të Partizanit kanë zgjedhur të luajnë me letra “Uno”.  “Lojëra të vështira me këto djem”, ishte shkruar në foton e publikuar fillimisht nga Da Silva.

Braziliani kishte etiketuar në postim Judah Garsian, Tedi Malajn, Vusal Isgandarlin dhe Rouen Hjumen. Të pestë futbollistët janë të gatshëm për Milinkoviç në sfidën e sotme.

Partizani sfidon Elbasanin pas zhgënjimit ndaj Vllaznisë. Nga transferta e Shkodrës u larguan më parë me humbjen 4-1.

Screenshot 2025-09-20 133147

PANORAMASPORT.AL