Llogaritë e Superiores, Partizanit i duhen 20 pikë për 4-shen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2025 | 10:33

Llogaritë e Superiores, Partizanit i duhen 20 pikë për 4-shen

Kur kanë mbetur edhe vetëm tetë javë nga mbyllja e sezonit të rregullt, Partizanit i kërkohet të bëjë edhe disa llogari për sigurimin e katërshes.PARTIZANINë javët e fundit për shkak të rezultateve të dobëta gjithçka është ngushtuar dhe gara për vendin e katërt është bërë mjaft e ngushtë. Aktualisht, Elbasani është në vendin e pestë me 35 pikë të grumbulluara, ndërsa Partizani i katërti me 40 pikë. Në rastin më të keq, pra, nëse konsiderojmë se Elbasani i fiton të gjitha sfidat e mbetura, Partizanit do t’i duheshin 20 pikë, nga 24 që janë në lojë. Në këtë situatë, Elbasani do ta mbyllte sezonin e rregullt me 59 pikë dhe Partizani me 60-të.

Megjithatë, duket thuajse e pamundur që Elbasani t’i fitojë të gjitha dhe Partizani të grumbullojë 20 pikë. Në ndeshjet e mbetura, vendimtare do të jetë ndeshja direkte, që për secilën vlen jo tri, por katër pikë, për shkak të avantazhit të ndeshjeve direkte, në rast pikësh të barabarta. Partizani do t’i kalonte në favor ndeshjet direkte vetëm në rast se fiton me më shumë se dy gola diferencë.

Nëse kjo ndodh, “Demave” do t’u duheshin 16 pikë për vendin e katërt. Në këtë rast, të kuqtë do të kishin 56 pikë, po aq sa Elbasani në rastin më të mirë dhe bilanci i sfidave kokë më kokë do të bënte diferencën. Mbetet të shihet sesi do të vijojë ky duel në distancë mes këtyre dy ekipeve. Partizani është në lojë edhe në Kupë, ku luan gjysmëfinale me Egnatian, ndërsa verdheblutë i kanë mbyllur llogaritë.

PANORAMASPORT.AL