Lloci: Teuta, vetëm për 3 pikët në Laç. Japim gjithçka nga vetja
Teuta luan sot me Laçin në transfertë. Një ndeshje delikate, që durrsakët duan ta kalojnë me sukses patjetër, sepse në të kundërt komplikojmë edhe më shumë pozicionin e tyre në tabelën e renditjes.

Mesfushori Matias Lloci, në një prononcim për “Panorama Sport”, ka theksuar se Teuta është gati të rikthehet te fitorja: “Laçi është një ndeshje mjaft e rëndësishme për ne, presim të fitojmë dhe për këtë duhet të japim maksimumin. Teuta është gati fizikisht dhe psikolgjikisht për të rigjetur fitoren. Me Dinamon ishte një ndeshje e mirë, por tani duhet të jemi në këtë ritëm. Jemi me fokusin 100% te Laçi, ku barazimi mendoj se nuk na kënaq. Vetëm 3 pikët janë rezultat i mirë për ne, pak rëndësi ka ekipi kundërshtar apo fusha ku luajmë. Kemi nevojë për pikët më shumë se çdo gjë tjetër dhe do të japim gjithçka nga vetja. Kemi parë ndeshjet e Laçit, do të tentojmë të bëjmë lojën tonë. Teuta i ka të gjitha mundësitë të jetë në pjesën e sipërme të klasifikimit”, përfundoi ai.
ZAMIR QYPI-PANORAMASPORT.AL













