LISTA/ Trofetë e fituar në 10 vitet e fundit, Tirana dhe Egnatia u lënë “targën” klubeve të tjera
Viti 2025 e pa Egnatian të fitonte titullin kampion, ndërsa Dinamon të triumfonte në finalen e Kupës dhe Superkupës. Ekipi i Ilir Dajës u bë i teti, që në 10 vitet e fundit kalendarike fiton trofe të rëndësishëm në Shqipëri.

Në krye të listës qëndrojnë Egnatia dhe Tirana me nga pesë trofe të fituar. Rrogozhinasit janë kryefjala e dy sezoneve të fundit, ndërsa në edicionin 2022/23 triumfuan në finalen e Kupës. Tirana dhe pse ra nga kategoria në edicionin 2016/17, e mbylli si rast i rrallë duke fituar Superkupën dhe Kupën. Me tej numëron dy tituj kampionë nga viti 2020, si edhe një Superkupë tjetër.
Me katër trofe ndjekin Skënderbeu, Partizani, Kukësi dhe Teuta. Partizani dhe Teuta nuk kanë arritur të kalojnë Skënderbeun dhe Kukësin, që prej vitesh përballen me vështirësi.
Me dy trofe në fund të renditjes ndodhen Vllaznia dhe Dinamo. Kuqeblutë regjistrojnë dy trofe të Kupës të fituar.
2016-2025, trofetë në 10 vite kalendarike
5 trofe
Egnatia (2 tituj kampion, 2 Kupa, 1 Superkupë)
Tirana (2 tituj kampion, 1 Kupë, 2 Superkupa)
4 trofe
Skënderbeu (2 tituj kampion, 1 Kupë, 1 Superkupë)
Partizani (2 tituj kampion, 2 Superkupa)
Kukësi (1 titull kampion, 2 Kupa, 1 Superkupë)
Teuta (1 titull kampion, 1 Kupë, 2 Superkupa)
2 trofe
Vllaznia (2 Kupa)
Dinamo (1 Kupë, 1 Superkupë)
PANORAMASPORT.AL













