LISTA E KOSOVËS/ “Dardanët” me mision Botërorin, ftohet lojtari i Superiores! Mungon mesfushori që la Zvicrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2026 | 23:13

LISTA E KOSOVËS/ “Dardanët” me mision Botërorin, ftohet lojtari i Superiores! Mungon mesfushori që la Zvicrën

Kosova ka publikuar listën e lojtarëve të zgjedhur për ndeshjet e “play off” të Botërorit. Ndër ta është edhe Visar Bekaj, portieri i Tiranës në Abissnet Superiore.

kosova

Bie në sy mungesa e Leon Avdullahut, që nuk ia doli për shkak dëmtimi. Mesfushori që la Zvicrën për “dardanët” konsiderohet edhe humbja e madhe, ndërsa në prag është ndeshja me Sllovakinë.

Po ashtu as kapiteni Amir Rrahmani nuk është i gatshëm. Mbrojtësi i Napolit është i dëmtuar dhe pritet të rikthehet në maj.

Takimi në Sllovaki do të luhet më 26 mars. Fituesi shkon në finalen e “play off” për Botërorin.

Screenshot 2026-03-20 150728

Screenshot 2026-03-20 150749

PANORAMASPORT.AL