LIGA E KONFERENCËS/ Fiorentina u kthehet fitoreve, sulmuesi i Kosovës ndihmon skuadrën drejt kreut. Mësoni rezultatet e ndeshjeve të para

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2025 | 20:47

LIGA E KONFERENCËS/ Fiorentina u kthehet fitoreve, sulmuesi i Kosovës ndihmon skuadrën drejt kreut. Mësoni rezultatet e ndeshjeve të para

Ndeshjet e para të sotme në Ligën e Konferencës kanë shënuar fitoren e Fiorentinës, e cila u është kthyer sukseseve në kompeticione pas dy disfatave radhazi që kishin vënë në diskutim vazhdimësinë e italianëve në turne.

UEFA-Europa-Conference-League-Final-2023-trophy

Golat e Ken dhe Gudmundson i kanë dhënë një buzëqeshje skuadrës së qytetit të Firences, e cila është tashëm në pozita më të mira dhe mund të synojë që në ndeshjen e fundit të sigurojë një vend në tetëshen e parë.

Ndër takimet e tjera bie në sy fitorja e Spartës së Pragës që i është bashkuar grupit të skuadrave të kreut falë suksesit 2-1 në fushën e Universitatea Kraiovës, ku golin e parë të ndeshjes e shënoi sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani.

REZULTATET 

Breidablik 3–1 Shamrok Rovers
35′ Margeirason, 74′ Omarson, 90’+2′ Xhonson / 32′ Bërk

Fiorentina 2–1 Dinamo Kiev
18′ Ken, 74′ Gudmundson / 55′ Mikhailenko

Goli i Ken (VIDEO)

Goli i Mikhailenko (VIDEO)

Goli i Gudmundson (VIDEO)

Haken 1–1 AEK Larnaka
90’+4′ Hamar / 65′ (ag) Helander

Jagiellonia 1–2 Rajo Vajekano
44′ Imaz / 6′ Kamelo, 61′ Paça

Noah 2–1 Legia Varshavë
57′ Mateus Aias, 84′ Mulahusejnoviç / 3′ Rajoviç

Samsunspor 1–2 AEK Athinë
4′ (ag) Mukudi / 52′ Marin, 64′ Koita

Kraiova 1–2 Sparta e Pragës
79′ Nsimba / 50′ Rrahmani, 89′ Rynes

PANORAMASPORT.AL