LIGA E KAMPIONEVE/ Fituesja e Superiores e “dënuar” të jetë në vazon e jofavoritëve, mësoni rivalët e mundshëm në turin e parë kualifikues me situatën aktuale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2026 | 20:21

LIGA E KAMPIONEVE/ Fituesja e Superiores e “dënuar” të jetë në vazon e jofavoritëve, mësoni rivalët e mundshëm në turin e parë kualifikues me situatën aktuale

Liga e Kampioneve në edicionin aktual po bëhet gati për fazën 1/16 ku do të ketë përballje shumë interesante. Por ndërsa të mëdhenjtë e kontinentit shihnin drejt finales, në vendet e vogla, ku përfshihet edhe Shqipëria, nis përllogaritja dhe planifikimi për turet kualifikuese të edicionit të ardhshëm.

superiore champions

Në situatën aktuale, ashtu siç është bërë e zakonshme, fituesja e Superiores so të jetë e vendosur në shortin e turit të parë kualifikues në vazon e dytë, atë të skuadrave jofavorite, që do të thotë se do të ketë një short më pak të favorshëm për të vazhduar më tej.

Nëse kampionatet do të përfundonin si aktualisht, jo vetëm Vllaznia që kryeson renditjen, edhe skuadra me koeficientin më të lartë në UEFA mes atyre të Superiores, Partizani me 7,5, nuk do të kishte mundësinë të rreshtohej në vazon e parë. Dhe për më tepër, vija e ndarjes me vazon e parë mund të bëhet më e thellë pasi ka disa skuadra të cilat po bëjnë surpriza në kampionatet e tyre aktualisht, me situatën që mund të ndryshojë deri në përfundimin e sezonit e të kthejë ekipet me koeficiente të larta përsëri në krye.

Lexoni në vijim ndarjen në vazo për turin e parë kualifikues sipas situatës aktuale të kampionateve:

LIGA E KAMPIONEVE
Turi i parë kualifikues

VAZO 1
Shemrok Rovers (Irlandë) – 19,357
KuPS Kuopio (Finlandë) – 14,000

Borac Banja Luka (Bosnjë Hercegovinë) – 13,125
Víkingur Reikjavik (Islandë) – 11,750
Kairat Almati (Kazakistan) – 11,000

Universitatea Kraiova (Rumani) – 10,500
Riga FC (Letoni) – 10,500
KI Klaksvík (Ishujt Faroe) – 10,500
Ballkani (Kosovë) – 10,000
Flora Talin (Estoni) – 10,000
Larne (Irlandë e Veriut) – 9,000
Petrokub Hinçeshti (Moldavi) – 9,000
TNS (Uells) – 9,000
Ħamrun Spartans (Maltë) – 8,000

VAZO 2
Inter Klub d’Eskaldes (Andorra) – 7,500
Levski Sofia (Bullgari) – 7,000
Ararat Armenia (Armeni) – 7,000
Diferdanzh (Luksemburg) – 6,500
Vllaznia (Shqipëri) – 6,500
Sabah Baku (Azerbajxhan) – 6,000
Kauno Zhalgiris (Lituani) – 6,000
Sutjeska Nikshiç (Mali i Zi) – 6,000
Giori ETO (Hungari) – 5,337
Iberia 1999 (Gjeorgji) – 5,000
St. Xhozef’s (Gjibraltar) – 5,000
Virtus (San Marino) – 4,000
Vardar (Maqedoni e Veriut) – 1,551
ML Vitebsk (Bjellorusi) – 1,325

*Më të theksuara janë skuadrat që kanë zyrtarisht të fituar kampionatin

E.KUKA-PANORAMASPORT.AL