Postuar: Korrik 4, 2025 | 22:49
Tashmë është zyrtare, kampionët e Egnatias prezantojnë përforcimin e radhës në merkato
Tashmë është zyrtare, Ildi Gruda do të jetë pjesë e kampionëve të Egnatias. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi Rrogozhina, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ku bëhet me dije se sulmuesi ka firmosur një kontratë 2-vjeçare.

Gjithashtu në njoftim bëhet me dije se Gruda, pas konfirmimit të regjistrimit nga FSHF, futbollisti u bë pjesë e listës për ndeshjet eliminatore të UEFA Champions League.
Ky prezantim duket se i ka dhënë fund njëherë e mirë pretendimeve të shkodranëve, që futbollisti ka kontratë aktive me Vllazninë.
PANORAMASPORT.AL













