Probleme të Tiranës me policinë, shtyhet zyrtarisht nisja e derbit. Ja orari i ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2025 | 12:56

Probleme të Tiranës me policinë, shtyhet zyrtarisht nisja e derbit. Ja orari i ri

Ndeshja mes Partizanit dhe Tiranës, e cila hap këtë javë të Superiores, duket se nuk po nis me këmbë të mbarë dhe do të shtyhet starti i duelit.

tirana policia

Shkak është bërë një problem me policinë i klubit bardheblu, pasi eskorta e forcave të rendit mësohet se nuk ka shkuar në kohë të marrë ekipin në hotelin ku është akomoduar para sfidës, siç parashikohet për ndeshje të tilla dhe bardheblutë kane refuzuar të lëvizin pa ta drejt stadiumit “Arena e Demave”.

Kësisoj, Tirana ka mbërritur në stadium vetëm kur duheshin rreth 30 minuta nga fillimi i ndeshjes zyrtarisht dhe kjo ka  sjellë vështirësi në startin e saj sipas programit të paracaktuar. Për shkak të vonesave, është vendosur zyrtarisht nga FSHF që starti i derbit të shtyhet me 30 minuta, për t’u bërë në orën 14:00

PANORAMASPORT.AL