Lajme të mira nga infermieria për Tiranën, vetëm tri mungesa të sigurta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 3, 2025 | 19:46

Lajme të mira nga infermieria për Tiranën, vetëm tri mungesa të sigurta

Lajme të mira nga infermieria për Tiranën. Bardheblutë në sfidën me Pogradecin do të kenë në dispozicion dyshen Dembele-Ndreca.

tirana

Si njëri dhe tjetri do të jenë gati deri të dielën. Po kështu, edhe Ismajli është gati për të luajtur pak minuta në lojën ndaj liqenorëve. Për t’u parë është gjendja e Metës, i cili në ndeshjen me Dinamon ishte në stol, por nuk luajti.

Bardhebluve do t’u mungojnë disa lojtarë në këtë sfidë, duke filluar nga Ernest, Abah, Prengaj. Të tre në repartin e sulmit, e kanë mbyllur sezonin dhe nëse qëndrojnë, do të jenë në fushë vetëm kampionatin e ardhshëm.

PANORAMASPORT.AL