Kupa i përket Egnatias prej dy sezonesh, drejtori Zenelaj: Qëkur morëm klubin me presidentin, ishte…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2025 | 13:21

Kupa i përket Egnatias prej dy sezonesh, drejtori Zenelaj: Qëkur morëm klubin me presidentin, ishte…

Egnatia pret sot Bylisin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Sfida e parë është fituar me rezultatin 1-3.

Screenshot 2025-02-26 132005

Para këtij takimi ka folur drejtori i rrogozhinasve, Klejdi Zenelaj. Ky i fundit përmendi dhe stadiumin që do të luajë ndeshjen e parë me ndriçim kundër Teutës, ditën e diel në orën 17:00.

“E vetmja gjë që kanë mbetur janë reklamat dhe lidhja e orës digjitale në cepin e stadiumit. Shpresojmë që ditën e diel ta kemi gati për të bërë një përurim të vogël në ndeshjen me Teutën.

Normalisht, që në momentin që e kemi marrë klubin bashkë me presidentin, ka qenë objektiv. Është objektiv shumë i rëndësishëm, i kemi vlerësuar maksimalisht të dyja ndeshjet. Shpresojmë sot të bëjmë atë hapin drejt objektivit minimal që është Europa”, u shpreh Zenelaj për “RTSH”.

PANORAMASPORT.AL