KUPA E SHQIPËRISË/ Të dy ndeshjet luhen paralelisht, caktohen oraret për sfidat vendimtare Partizani-Egnatia dhe Dinamo-Vllaznia
Ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë do të përcaktojnë në këtë mesjavë se cilat janë skuadra që do të diskutojnë mes tyre për fitoren e trofeut të dytë për nga rëndësia në vendin tonë.

FSHF ka vendosur që të dy ndeshjet e planifikuara për këtë të mërkurë, të luhen në të njëjtin orar. Ata janë parashikuar që të luhen në orën 19:00 të datës 23 prill.
Partizani luan në “Arenën e Demave” ndeshjen e kthimit kundër Egnatias, pas fitores 1-0 në sfidën e parë në transfertë ndaj rrogozhinasve. Ndërkohë, paralelisht në “Elbasan Arena” luhet dueli mes Dinamos dhe Vllaznisë, me sfidën e pare që është mbyllur me shifrat 0-0.
Dy finalistet që do të dalin nga këto ndeshje, do të përballen me njëra-tjetrën për trofeun më datën 1 maj.
PANORAMASPORT.AL













