Kuotat e para për ndeshjen e Partizanit, kompanitë e basteve nuk kanë dyshime kush kualifikohet
Pjesëmarrja në turin e parë të Ligës së Konferencës nuk mjafton për Partizanin. Të kuqtë konsiderohen favoritë, ndërsa ndaj Kaljus asgjë nuk ishte e lehtë.

Në fund, Partizani u largua me barazim 1-1 nga Talini. Ky rezultat sjell shpresë për ndeshjen e kthimit. Kompanitë e basteve kanë publikuar kuotat e para për ndeshjen në Tiranë.
Fitorja e të kuqve brenda kohës së rregullt ka koeficientin 1.7. Në anën tjetër, triumfi i Kaljus kuotohet me 5. Ekspertët e basteve kanë lënë koeficientin 3.5 për barazimin.
Duke konsideruar ndeshjen e parë, mund të thuhet se asgjë nuk do të jetë e lehtë në Tiranë. Sfida në “Air Albania” do të nisë në orën 20:00, të enjten e 17 korrikut.
KUOTAT BRENDA 90 MINUTAVE:
Partizani: 1.7
Barazimi: 3.5
Kalju: 5
PANORAMASPORT.AL













