Kundërshtar i vështirë për Vllazninë, shkodranët do të përballen me skuadrën e ish-mesfushorit të Totenhemit që i ka shënuar 2 gola Kombëtares shqiptare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2025 | 22:35

Kundërshtar i vështirë për Vllazninë, shkodranët do të përballen me skuadrën e ish-mesfushorit të Totenhemit që i ka shënuar 2 gola Kombëtares shqiptare

Kundërshtar i vështirë për Vllazninë e Edi Martinit në raundin e dytë të Ligës së Konferencës. Skuadra shkodrane do të përballet me islandezët e Vikingur Rejkjavik, që në raundin e parë shpartalluan Malishevën me rezultatin e përgjithshëm 9 me 0. 

albania's-sokol-cikalleshi-r-iceland's-gylfi-sigurdsson-440nw-10406665k

Në Prishtinë islandezët fituan me shifrat 1 me 0, ndërsa në shtëpi u treguan të pamëshirshëm duke fituar me rezultatin 8 me 0. 

VIKINGUR

Vlen të theksohet fakti që pjesë e Vikingur këtë edicion është edhe ish-mesfushori i Totenhemit dhe Evertonit, Gylfi Sigurdson, i cili tashmë ka mbushur plot 35-vjeç. 

Sigurdson në të kaluarën ka arritur t’i shënojë edhe 2 gola Shqipërisë në ndeshje zyrtare me fanellën e Islandës.  

12 tetor 2012 – Në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2014, e zhvilluar në Tiranë, Sigurdson shënoi golin e fitores në minutën e 81-të, duke e çuar rezultatin në 2–1 në favor të Islandës dhe 10 shtator 2019 – Gjatë ndeshjes kualifikuese për Euro 2020 në Elbasan, ai barazoi rezultatin në 1–1 në minutën e 47-të. Megjithatë, Shqipëria fitoi ndeshjen me rezultatin 4–2. 

PANORAMASPORT.AL