Kualifikueset e Botërorit, sulmuesi i Superiores fiton sërish ftesën e kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2025 | 14:29

Kualifikueset e Botërorit, sulmuesi i Superiores fiton sërish ftesën e kombëtares

Manfredas Ruzgis është ftuar sërish nga Lituania për kualifikueset e Botërorit. Sulmuesi që spikati me Vorën në Kategorinë e Parë do të japë kontributin e tij në ndeshjet me Maltën dhe Danimarkën.

Kategoria-Superiore

Sfidat do të luhen në qershor dhe Vora ka konfirmuar ftesën për Ruzgis. Sulmuesi 28-vjeçar ishte kryefjalë te skuadra e Vorës, që fitoi titullin kampion në të Parën.

Nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Superiores. Ofertat për të nuk kanë munguar, ndërsa duhet pritur çfarë do të ndodhë gjatë verës.

Njoftimi i Vorës:

“Manfredas Ruzgis do të jetë pjesë e ekipit Lituanez për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026, Kombëtarja Litueneze do të luaj ndaj Maltës me 7 qershor dhe ndaj Danimarkës me 10 qershor. Klubi i uron Manfredasit një përfaqësim sa me dinjitoz me fanellën Lituaneze”.

Screenshot 2025-05-21 141920

PANORAMASPORT.AL