Kualifikim emocionues, Simoni bën heroin te Kaiserslautern

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2025 | 0:04

Kualifikim emocionues, Simoni bën heroin te Kaiserslautern

Kaiserslauten i Simon Simonit, arriti një kualikikim emocionues në raundin e 1/16-ve të Kupës së Gjermanisë, teksa mposhti Greuther Furth me rezultatin 0-1. Sfida u vendos nga goli i Skyta në minutën e 12-të, teksa një nga më të mirët në fushë, ishte padyshim portieri shqiptar, që mbajti katërkëndëshin e paprekur.

WhatsApp Image 2025-10-29 at 23.52.08 (1)

Gardiani shqiptar, arriti ti ndalte 6 gjuajtjet në kuadrat të vendasve, duke u vlerësuar me notën 7.8, nga “Flashscore”, teksa rezulton lojtari me notën më të lartë i sfidës.

WhatsApp Image 2025-10-29 at 23.52.08

Kjo ishte ndeshja e parë e 21-vjeçarit me Kaiserslautern në këtë edicion, teksa qasja e tij ishte e jashtëzakonshme, duke u shndërruar menjëherë në hero.

ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL