Kthehet nga eksperienca negative ndërkombëtare, mbrojtësi shfaqet në stërvitje me Tiranën
Pas angazhimit të tij në Kupën e Afrikës, Basilio Ndong është rikthyer te Tirana, duke rikthyer një forcë të madhe në mbrojtjen bardheblu.

Lojtari ka nisur stërvitjet me ekipin dhe duket i gatshëm për sfidën e radhës në Kupë kundër Skënderbeut, që do të zhvillohet ditën e shtunë në stadiumin “Selman Stërmasi” në orën 13:00. Rikthimi i Ndong pritet të jetë një shtysë e madhe për ekipin, veçanërisht në një ndeshje ku çdo detaj mund të vendosë rezultatin.
Kujtojmë që Ndong erdhi te Tirana në fillim të dhjetorit, por më pas u largua drejt Marokut për të marrë pjesë me Guinean Ekuatoriale në Kupën e Afrikës. Atje ai u ndëshkua me karton të kuq që në ndeshjen e parë në fazën në grupe, duke u bërë protagonist negativ për ekipin e tij.
PANORAMASPORT.AL













