Ksavi bëhet nostalgjik: Çmenduri të debutoja 17 vjeç me Barçën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2024 | 21:49

Ksavi bëhet nostalgjik: Çmenduri të debutoja 17 vjeç me Barçën

Trajneri i Barcelonës, Ksavi Hernandez ishte protagonisti i kapitullit të parë të serisë “Albumi”, dokumentar, i cili do të jetë i disponueshëm në platformën e re falas të klubit, “Barça One”.

ksavi

Karriera e tij e shkëlqyer si lojtar i Barcelonës, debutimi i tij në ekipin e parë me Luis van Galin, ardhja e Rajkardit dhe Ronaldinjos, periudha e lavdishme me Guardiolën, dëmtimet dhe lamtumira e tij janë disa nga momentet më të mira që do t’i rijetoni gjatë këtij kësti të parë. “Ishte çmenduri (të debutoje) në moshën 17-vjeçare.

Gjëja e parë që më vjen në mendje është ndjenja që kam kaluar një jetë te Barça dhe kam parë të gjitha ngjyrat”, ka thënë trajneri i katalanasve.

PANORAMASPORT.AL