KRAHASIMI/ Rritje, rënie apo ekuilibër absolut! Si ndryshuan pikët e ekipeve të Abissnet Superiore në secilën nga tre fazat e kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2026 | 20:41

KRAHASIMI/ Rritje, rënie apo ekuilibër absolut! Si ndryshuan pikët e ekipeve të Abissnet Superiore në secilën nga tre fazat e kampionatit

Kategoria Superiore ka mbyllur tre faza të sezonit të rregullt e tashmë mund të bëhet lehtësisht një krahasim i ecurisë së ekipeve duke marrë për bazë pikët që kanë siguruar në secilin raund prej 9 ndeshjesh të luajtura.

superiore renditja

Ajo që bie në sy është se Vllaznia e vendit të parë, ka përsëritur në fazën e tretë një numër të lartë pikësh ashtu si në fazën e parë. Tashmë ka kureshtje të shihet se si do të vazhdojë ecuria e shkodranëve me një kalendar të ngjashëm me atë të fazës së dytë ku kishin një rënie të dukshme.

Pas krahëve të tyre renditet Elbasani, ekipi më stabël në grupin e kreut, pasi ka një paraqitje thuajse të njëjtë sa i përket pikëve të siguruara në secilën fazë të kampionatit. Kurse paraqitja e Egnatias, duke marrë për bazë pikët në çdo fazë, ka pësuar një rënie të dukshme së fundmi.

Në luftën për vendin e katërt, progresi i Partizanit fazë pas faze është i dukshëm, po ashtu si edhe rënia e Dinamos dhe Teutës që ka pas krahëve dhe që do tentojnë deri në fund t’i marrin pozicionin.

Lufta për mbijetesë sheh Bylisin si ekipin më të ekuilibruar, pasi ka marrë të njëjtin numër pikësh në çdo fazë. Vora ka pësuar rënie dhe çuditërisht, në fazën që e luajti thuajse të gjithën në fushën e vet, ka më pak pikë se sa në të mëparshmet. Ndërsa Flamurtari dhe Tirana kanë bërë progres sidomos në fazën e fundit në krahasim me ekipet që kanë më lart e tashmë kërkojnë të përsëritin veten për të siguruar mbijetesën.

sdffdsfdsfdssdffdsfd

PANORAMASPORT.AL