Kontreras te Partizani, sulmuesi kolumbian që kishte mbetur në hije

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2025 | 18:10

Kontreras te Partizani, sulmuesi kolumbian që kishte mbetur në hije

Diego Kontreras bëri gjithçka brenda 20 minutave ku iu dha mundësia e debutimit. Fillimisht vendosi baraspeshën pas disavantazhit të dy golave, më pas u largua me karton të kuq. Dopieta e sulmuesit kolumbian është e veçantë.

Screenshot 2025-11-11 181029

Jo vetëm për impaktin që pati për të ndryshuar fatin e takimit. Hera e fundit kur një lojtar i Partizanit realizonte dy gola brenda ndeshjes, ishte në tetorin e vitit 2024. Asokohe Kristian Mba i shënoi dy herë Vllaznisë në transfertë, ndërsa e nisi sfidën si titullar. Takimi mbyllej me barazim, 2-2, dhe po ashtu Mba spikati si lojtari i ndeshjes. Sulmuesi nga Nigeria u shit në merkaton e janarit te Metalist 1925 në Ukrainë. Në këtë mënyrë u bë pjesë e pesë futbollistëve të konsideruar të rëndësishëm, dhe që u larguan gjatë sezonit. Një tjetër afrikan, dha ndjesinë e golashënuesit të mirëfilltë për ato pak minuta që luajti.

AFRIMI- Partizani e afroi Diego Kontrerasin për Partizanin B në Kategorinë e Tretë. Sulmuesi 22-vjeçar debutoi menjëherë me gol aty në muajin shkurt, njëjtë si tashmë tek ekipi i parë. Kontreras numëron 12 paraqitje në total me ekipin B ku ka tundur rrjetën po aq herë. Te Partizani përfitoi nga mungesa e Xhuliano Skukës dhe Arshonazh Bintsukës. E njëjta situatë për të kuqtë ishte edhe tre muaj më parë.

Mladen Milinkoviç u bë i pari që e ftoi për herë të parë në stërvitje. Ish-trajneri i Partizanit u detyrua, për shkak të situatës me dëmtimet. Dhe pse Kontreras mund të kishte mundësinë që në sfidën e javës së parë me Vorën, pësoi një tërheqje dhe humbi mundësinë e debutimit. Kështu shqetësimet që pati e ndaluan që të kontribuojë. Kontreras u përkushtua tek ekipi B ku vazhdoi të shënojë rregullisht, duke qenë një arsye pse të kuqtë kryesonin me pikë të plota pas pesë javësh në Kategorinë e Dytë.

PANORAMASPORT.AL