Konfirmohet stadiumi, Tirana-Bylis do të luhet pas dy vitesh te…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2025 | 11:28

Konfirmohet stadiumi, Tirana-Bylis do të luhet pas dy vitesh te…

Tirana do e presë Bylisin në stadiumin “Arena Kombëtare”. Ky takim është programuar për ditën e mërkurë në orën 18:00.

Screenshot 2025-03-24 112810

Kështu Tirana kthehet në kryeqytet ku mungonte prej ndeshjes me Egnatian. Në anën tjetër, Tirana-Bylis nuk luhet te “Arena Kombëtare” prej janarit të vitit 2023.

Ky duel i gjen të dyja skuadrat në luftë për mbijetesë. Bylisi si vend i shtatë ka 1 pikë më tepër se Tirana.

Në përballjet e mëparshme të këtij sezoni, ballshiotët i kanë eliminuar nga Kupa, ndërsa Tirana e ka mposhtur dy herë në kampionat dhe në një tjetër janë ndarë me barazim.

PANORAMASPORT.AL