Kombëtarja i vjen në ndihmë, Dinamo i shpëton ngjeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2025 | 21:05

Kombëtarja i vjen në ndihmë, Dinamo i shpëton ngjeshjes

Dinamo ka zhvilluar këtë sezon 6 ndeshje në Superiore, aq sa edhe skuadrat e tjera, por kryeqytetasit kanë pasur një kalendar më të ngjeshur në krahasim me të tjerët.

dinamo

Së bashku me Teutën, ka luajtur 5 ndeshje që nga pushimi i Kombëtareve, për shkak se dy skuadrat zhvilluan edhe takimin e prapambetur të javës së parë. Ndryshe nga Teuta, Dinamo vinte në këto javë të para nga fluksi i Ligës së Konferencës, duke mos i dhënë mundësi për të pushuar.

Pas këtij pushimi, Dinamo rikthehet ndaj Egnatias dhe deri sa Kombëtarja të luajë sërish në nëntor, blutë do të kenë të njëjtin numër ndeshjesh sa skuadrat e tjera, plot 5 të tilla në më pak se një muaj kalendarik.

Deri në fund të vitit, blutë do të luajnë edhe finalen e Superkupës, së bashku me Egnatian duke u bërë skuadrat me më shumë ndeshje në një vit kalendarik.

PANORAMASPORT.AL