Klejdi Dibra, kapiteni i Besëlidhjes , “përlyen” skuadrën pukjane për frenimin që u bënë në Lezhë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2024 | 22:22

Klejdi Dibra, kapiteni i Besëlidhjes , “përlyen” skuadrën pukjane për frenimin që u bënë në Lezhë

Teksa kampionati i Kategorisë së Dytë po shkon drejt fundit, gjithçka mbetet e hapur mes dy skuadrave të kreut, Besëlidhjes dhe Valbonës. Duke analizuar tri javët e fundit, Valbona është më e favorizuar për t’u ngjitur direkt në të Parën.

klejdi dibra beselidhja

Barazimi 3-3 në Lezhë ndaj Tërbunit e rrezikon shumë Besëlidhjen, pasi javën e fundit e ka pushim. Kapiteni i Besëlidhjes, mbrojtësi shkodran Klejdi Dibra, për “Panorama Sport” u shpreh: “Gjithçka e ndërtuam me kujdes deri në javën e fundit që u ndalëm nga Tërbuni. Ndeshja me pukjanët ishte dramatike. U shënuan plot 6 gola për vetëm një pikë.

Teorikisht, tani Valbona është një hap para nesh, por janë edhe tri javë dhe nuk dihet se si do të shkojnë punët. Se çfarë ndodh me rivalët ne nuk e kemi në dorë. Kemi në dorë që t’i fitojmë dy ndeshjet e mbetura dhe një ndalesë e mundshme e Valbonës të na favorizojë. Rrethanat që çuan në atë barazim dramatik janë të komplikuara, pasi Tërbuni me atë pikë na prish e as na ndreq punë.

Gjithsesi, ‘vrasësit me pagesë’ janë më të përpiktë sesa ata të interesuarit direkt, pasi janë gjakftohtë. Sido të shkojnë punët, unë kam besim se të paktën në ndeshjet e ‘play off’-it e kapim objektivin”.

PRENG GJIKOLA- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"