Klasikja Vllaznia-Tirana dhe Egnatia-Dinamo si supersfida, zyrtarizohet axhenda për javët e ardhshme me ndryshim stadiumi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2026 | 22:16

Klasikja Vllaznia-Tirana dhe Egnatia-Dinamo si supersfida, zyrtarizohet axhenda për javët e ardhshme me ndryshim stadiumi

Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar axhendën për dy javët e ardhshme të Superiore. Bëhet fjalë për javën 25 dhe 26 në elitën e futbollit shqiptar.

superiore-11

Gjithçka do të nisë me supersfidën Egnatia-Dinamo. Ky takim është programuar të premten e 20 shkurtit, prej orës 19:00. Një ditë më vonë do të luhen Elbasani-Vora dhe Bylis-Vllaznia prej orës 13:30. Ndeshja mes Elbasanit dhe Vorës do të luhet në Vorë, për shkak të marrëveshjes mes dy klubeve.

Java e 25-të do të mbyllet të dielën e ardhshme, Tirana do të sfidojë Teutën dhe Flamurtari përballet me Partizanin. Katër skuadra që po kalojnë një kampionat larg pritshmërive të fillimit të sezonit.

FSHF ka publikuar edhe kalendarin e javës 26, që mbyll muajin shkurt. Supersfida është Vllaznia-Tirana, që do të luhet të premten e 27 shkurtit dhe nis në orën 19:00. Ndeshjet e tjera janë programuar një ditë më vonë në tre orare të ndryshme.

Fillimisht Vora sfidon Dinamon. Më pas dy ndeshje do të luhen prej orës 16:30. Partizani-Egnatia është një tjetër takim mjaft interesant për këtë muaj. Në të njëjtën kohë do të luhet Elbasani-Bylis. Sfida e fundit për muajin shkurt do të luhet mes Teutës dhe Flamurtarit, prej orës 19:30.

Java 25

20 shkurt(e premte)

Egnatia – Dinamo, ora 19:00

21 shkurt(e shtunë)

Elbasani – Vora, ora 13:30

Bylis – Vllaznia, ora 13:30

22 shkurt(e diel)

Tirana – Teuta, ora 13:30

Flamurtari – Partizani, ora 16:30

Java 26

27 shkurt(e premte)

Vllaznia – Tirana, ora 19:00

28 shkurt(e shtunë)

Vora – Dinamo, ora 13:30

Partizani – Egnatia, ora 16:30

Elbasani – Bylis, ora 16:30

Teuta – Flamurtari, ora 19:30

PANORAMASPORT.AL