Klasikja si ilaç, Vllaznia synon të dalë nga kriza. Shkodranët luajnë gjithçka ndaj Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 20, 2025 | 9:26

Klasikja si ilaç, Vllaznia synon të dalë nga kriza. Shkodranët luajnë gjithçka ndaj Tiranës

Një ndeshje ku kërkohet reagimi i Vllaznisë është ajo e radhës kundër Tiranës për kuqeblutë. Me skuadrën shkodrane që nuk fiton një duel në kampionat që para 5 javësh, ku për herë të fundit, kuqeblutë triumfonin 1-0 kundër Dinamos në javën e 11- të të kampionatit.vllazniaE pikërisht Edi Martini duhet të gjejë “kurën” për të nxjerrë skuadrën nga ky moment i vështirë, e më mirë se një “klasike” e futbollit shqiptar nuk mund të ketë një ndeshje për të rinisur kthesën. Kështu trajneri shkodran mes mungesash dhe dyshimesh duket se e ka përgatitur formacionin titullar që do hedhë në fushë ditën e shtunë. Nga porta tashmë një siguri më vete është Leon Pohls, me gjermanin që sërish do jetë në katërkëndorin kuqeblu si titullar.

Në mbrojtje të sigurt duken emra si Gurishta dhe Gjini, me këtë që fundit që kthehet nga pezullimi. Ndërsa ka një balotazh mes Çelikoviç dhe Kuros për një vend titullari në prapavijë. Në mesfushë nga krahu i djathtë do jetë Kastrati e ndërsa majtas do pozicionohet Jago. E teksa reparti do kompletohet edhe me Krymin e Kallakun. Me dy futbollistët e sipër përmendur që do shohin se kush mes Qatos dhe Muratajt do prezantohet si titullar krah tyre. Reparti i sulmit duket se ka pak dyshime dhe dilema për Martinin që si gjithnjë do i besojë Bekim Balajt. Me kapitenin shkodran dhe futbollistin më të mirë të vitit i shpallur së fundmi që do ketë edhe mbështetjen e Malës në repartin e avancuar të 9 herë kampionëve të vendit tonë.

KONFERENCA – Për të tretën herë këtë edicion tek Vllaznia nuk ka një konferencë zyrtare para ndeshjeve të Superiores. Kështu shkodranët nuk dolën në një prononcim për mediat para ndeshjes kundër Vorës. Dhe një gjë të tillë e vijuan edhe në prag ndeshjen me Elbasanin, ku asnjë zyrtar i klubit, pjesëtar i stafit teknik apo futbollist nuk u prononcua si zakonisht për mediat lokale në Shkodër. por edhe ato kombëtare. Në këtë mënyrë kuqeblutë kanë mbyllur “gojën” në prag të një dueli shumë të rëndësishëm në kampionat për ta.

Ku ndaj Tiranës, ditën e shtunë luhet për kthesën e sezonit, pas 5 ndeshjeve radhazi pa fitore dhe 9 herë kampionët e vendit synojnë rikthimin në vendin e parë të renditjes. Por, duket se situata jo edhe aq pozitive që po kalon skuadra në këtë periudhë, me rezultatet që nuk kanë qenë aty ku presin në Shkodër, kanë bërë që ekipi të jetë disi në presion. Dhe për këtë arsye tek Vllaznia kërkojnë të jenë sa më të qetë dhe po ashtu larg vëmendjes së mediave dhe publikut. Kështu për të përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme duelin e kreut ndaj Tiranës në kuadër të javës së 17-të të Superiores.

ENDRI ÇINARI-PANORAMASPORT.AL