“Klasikja e Shqipërisë” mes Tiranës dhe Vllaznisë, tani mund ta quani ndeshja e Enea Jorgjit. E plotësoi kuotën për këtë sezon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 20, 2025 | 20:43

“Klasikja e Shqipërisë” mes Tiranës dhe Vllaznisë, tani mund ta quani ndeshja e Enea Jorgjit. E plotësoi kuotën për këtë sezon

Duelet mes Tiranës dhe Vllaznisë i bashkon historia e gjatë që kanë dy klubet në futbollin shqiptar dhe rivaliteti mes tyre, ndaj quhen “klasike”. Por në vitet e fundit të dy klubet në këtë ndeshje i bashkon edhe gjyqtari Enea Jorgji.

jorgji vllaznia tirana

Kryesori drejtoi edhe barazimin e sotëm 1-1, ku në fakt ishte protagonist duke dhënë 3 penallti, me një të tillë që u gabua nga shkodranët. Në fund, nuk kishte kontestime të dukshme për gjykimin e tij, pasi në fakt të dy skuadrat janë mësuar me Jorgjin që drejton këtë sfidë.

Rezulton se që nga fillimi i sezonit 2019-2020, Jorgji ka qenë rregullisht kryesor në një ndeshje të tillë, duke u shfaqur dy herë në çdo edicion në përballjet mes skuadrave. Kështu, janë 14 ndeshje të drejtuara nga Jorgji mes dy ekipeve vetëm në këtë periudhë kohore, me 4 fitore të Tiranës, 6 të Vllaznisë dhe 4 barazime.

Ai ka drejtuar sistematikisht nga dy ndeshje në sezon mes skuadrave, pro duket se në këtë edicion, FSHF ka vendosur që ndërkombëtari të plotësojë “kuotën” që në dy fazat e para, gjithmonë nëse nuk vendos që ta kalojë atë.

“KLASIKET” E FUNDIT NËN DREJTIMIN E JORGJIT

31/08/2019 FK Vllaznia – KF Tirana 0:2
19/06/2020 KF Tirana – FK Vllaznia 3:0
21/11/2020 FK Vllaznia – KF Tirana 3:2
30/12/2020 KF Tirana – FK Vllaznia 1:1
15/01/2022 KF Tirana – FK Vllaznia 0:0
12/03/2022 FK Vllaznia – KF Tirana 1:2
02/09/2022 KF Tirana – FK Vllaznia 1:2
12/02/2023 KF Tirana – FK Vllaznia 0:1
07/10/2023 FK Vllaznia – KF Tirana 0:1
02/03/2024 FK Vllaznia – KF Tirana 3:1
30/10/2024 KF Tirana – FK Vllaznia 3:4
11/03/2025 KF Tirana – FK Vllaznia 0:0
24/10/2025 FK Vllaznia – KF Tirana 3:1
20/12/2025 KF Tirana – FK Vllaznia 1:1

PANORAMASPORT.AL