“Kishim krijuar varësi ndaj të larguarve”, drejtori i Partizanit flet për merkaton. Abilaliaj: Një klub shqiptar nuk mund…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2025 | 16:44

“Kishim krijuar varësi ndaj të larguarve”, drejtori i Partizanit flet për merkaton. Abilaliaj: Një klub shqiptar nuk mund…

Partizani largoi në këtë merkato katër lojtarë, që llogariteshin për formacionin titullar. Mba, Cara, Rrapaj dhe Hadroj u transferuan në Ukrainë.

Screenshot 2025-01-11 164352

Për këtë dhe çështje të tjera të merkatos foli drejtori sportiv i Partizanit, Arbër Abilaliaj.

“Janë katër largime të rëndësishme, që kanë kontribuar pa masë, kanë krijuar fizionominë, ndeshjet ishin të varura ishin të varura nga kualiteti i këtyre futbollistëve. Klubi është futur në rrjedhë ku nuk mund të bëjmë hap prapa, duke pasur parasysh dinamikat në të gjithë merkatot europiane. Klubi duhet të jetë i qëndrueshëm, të funksionojë si ndërmarrje e madhe, që edhe prodhon dhe shet sepse është aspekt shumë i rëndësishëm për klubin tonë. Të gjithë që u shitën, kishin arritur pikën maksimale, produkti i konsiderueshëm, kështu mendoj dhe për shkak të ofertave që janë të konsiderueshme, një klub shqiptar nuk mund t’i thotë dot jo. Kjo është falë një punë të ngritur prej shumë vitesh. Referencat e klubit janë rritur. Futbollistët që janë shitur kryesisht nga ky klub, kanë bërë mirë ku kanë shkuar.

Ne që në ditët e para kemi marrë masa. Deri në këto momente janë të firmosur tre futbollistë shumë të rëndësishëm, katër janë larguar dhe dy janë zëvendësuar që në ditët e para të nëntorit. Bëhet fjalë për sulmuesin, që është vlerë e shtuar dhe në kampionatin tonë. Padstrelau si zëvendësues i Carës dhe vendi i Hadrojt është zëvendësuar me lojtar akoma me më shumë potencial. Pavarësisht se Sodiq për momentin është stërvitur me ekipin vetëm disa ditë.

Jam për të sqaruar komunitetin sportdashës të Partizanit, tifozët tonë, duke pasur parasysh që kemi bërë një investim të madh te futbollist i rëndësishëm, janë të firmosura dhe vulosura kontratat prej gati dy muajsh. Përsa i përket anës kontraktuale, kemi dhe mbi 1 vit që e kemi ndjekur profilin e tij. Do jetë një nga zëvendësimet më të mira. Hadroj ka lënë trashëgimi të rëndësishme, Sodiq mendoj do e ngrejë vendin e atij pozicioni.

Guxhufit e dijmë potencialin e tij, e dimë çfarë profili i rëndësishëm është. Mendoj dhe ai do të jetë vlerë e shtuar përsa i përket pjesës ofensive.

Guxhufi është marrë si pjesë e rëndësishme në fazën ofensive, është “ëinger” që mund të luajë nga të dy krahët por mund të luajë dhe 10-sh. Pozicionin e tij më të mirë e jep në krah. E ka treguar me Shpresat, në klubet që ka qenë, si pjesë e Beshiktashit dhe Shkupit.

Për momentin jemi vetëm në datën 11 janar. Në diskutim jemi për të plotësuar organikën. Duke i bashkëngjitur dhe kualitetin e futbollistëve që kemi. Minimalisht do të ketë dhe dy afrime të tjera. Përveç kohës që do i marrë ekipit apo stafit teknik për të sinkronizuar mekanizmat të gjithë futbollistëve, sepse 5 apo 4 janë shumë, dhe 2 janë shumë, gjithsesi kemi marrë parasysh duke menduar formulën e këtij kompeticioni. Janë dinamika që nuk mund të themi jo. Kur bëhet fjalë për të shitur lojtarë dhe oferta të larta, kjo është një nga aspektet e punës sonë në klub.

Kemi rreze të madhe të futbollistëve që monitorojmë. Futbollistët që synojmë si zgjedhje të parë dhe të dytë, nëse i kontaktojmë, 99% të rasteve i kemi firmosur. Profili që kërkojmë dhe ata që përfliten në media bien ndesh me filozofinë e klubit, bien ndesh ndoshta dhe me filozifinë e ekipit si ndoshta luajnë. Po të shikoni dhe afrimet që janë bërë, janë bërë në bazë të logjikës apo dinamikës, që mund t’i shërbejnë klubit si afatshkurtër dhe afatgjatë.

Është e rëndësishme për ne, përpos aspektit për të qenë konkurrent imediat për titullin, një aspekt është të krijojmë kushte për të rinjtë që të rriten. Është punë që vazhdon paralelisht. Kemi minimalisht të regjistruar 30-35 futbollistë, një pjesë luajnë te Partizani B apo moshat. Një nga profilet më të rëndësishme që kemi sot nga të rinjtë është Jata që është në pankinë. Si Jata, shumë shpejt do të vihen në dukje dhe futbollistë të tjerë, të vitit 2005 dhe 2006, që i kemi mbyllur dokumentacionin. Kjo ecën paralel me projektin tonë, për të bërë skuadër të fortë për të tashmen, por duke pasur syrin dhe vëmendjen për të zhvilluar pse jo, 1-2 profile që janë të rinj dhe do i shërbejnë Partizanit për shumë kohë.

Minimalisht pritet një mesfushor që mund të jetë në pozitat e Rrapajt dhe një sulmues tjetër duke marrë parasysh që Mba ka kaluar me sukses vizitat mjekësore sot në klubin e ri ku do të shkojë. Minimalisht do të jenë këto dy afrime në këto dy pozicione të tjera”, u shpreh Abilaliaj për “RTSH”.

PANORAMASPORT.AL