Postuar: Janar 25, 2026 | 15:52
“Kështu është, do të kemi humbje”, trajneri Moriero i zhgënjyer për golin e Tiranës: Flamurtari duhet të…
Flamurtari u largua me humbje 1 me 0 ndaj Tiranës. Sfida në “Selman Stërmasi” u vendos nga goli i Mysloviç në pjesën e dytë. Trajneri Moriero foli pas disfatës në Tiranë.

“Bëmë ndeshjen tonë, duhet të ishim pak më të kujdesshëm në golin që pësuam. Na dhemb humbja, por nuk kemi çfarë i bëjmë. Erdhi.
Punojmë gjatë javës. Bëmë dhe zëvendësime për të patur më kualitete, por Melo u dëmtua, u munduam të fusnim Semin.
Sot morëm gol me mbrojtje të vendosur, duhet të ishim më agresivë. Aty na mungoi diagonalja e Diavaras, një presion i munguar i Markut, na vajtën në portë dhe na shënuan.
Futbolli kështu është, bëmë ndeshjen tonë, do të kemi dhe humbje”, u shpreh trajneri Moriero.
PANORAMASPORT.AL













