Kërnaja surprizon te Partizani, merr me vete Skukën dhe Sembenen! Në pritje edhe braziliani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2025 | 13:39

Kërnaja surprizon te Partizani, merr me vete Skukën dhe Sembenen! Në pritje edhe braziliani

Oltijon Kërnaja po drejton Partizanin B sot ndaj Orikut, ndryshe nga se kishte paralajmëruar. Trajneri i “demave” ishte shprehur më parë, se Realf Zhivanaj qëndron në krye të ekipit B.

Partizani

“Tashmë Realfi bën punën që do bëja unë. Është trajner i parë i ekipit B dhe ndihmësi im. Jemi një. Bashkë me Realfin është dhe Kushtrimi dhe Ori, jemi një grup djemsh të rinj që besojmë shumë te njëri-tjetri”, tha Kërnaja pas ndeshjes me Vllazninë.

Ekipi B po përballet me Orikun, që kryeson renditjen. Sot nga ekipi i parë janë shfaqur edhe Xhuliano Skuka me Saliu Sembenen si titullarë.

Në anën tjetër, Viktor Da Silva pret mundësinë e tij në stol. Kështu bëhet fjalë për tri lojtarë, të rikuperuar nga dëmtimet dhe që mund të përdoren tek ekipi i parë në javën e ardhshme.

PANORAMASPORT.AL