LIVE ASTANA-DINAMO/ Zhbllokohet sfida, goli vjen pas momentit të dyshimtë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2026 | 17:25

LIVE ASTANA-DINAMO/ Zhbllokohet sfida, goli vjen pas momentit të dyshimtë (VIDEO)

Astana dhe Dinamo do të përballen prej orës 17:00. Kjo është sfida e kthimit për turin e parë të Ligës së Konferencës.

FOTO: PETRIT PASHOLLARI

Foto: Petrit Pashollari

Dinamo humbi 0 me 1 në sfidën e parë të luajtur në stadiumin “Elbasan Arena”. Ilir Daja beson te përmbysja me ekipin e tij.

Trajneri i Dinamos ka preferuar rreshtimin 3-5-2 për sfidën e sotme. Nuk ka asnjë ndryshim nga titullarët e sfidës së kaluar.

REZULTATI LIVE

ASTANA 1-0 DINAMO

24′ Islamkan

NGJARJET KRYESORE

24′ GOL! Astana 1-0 Dinamo/ Akordohet penallti për një ndërhyrje të dyshimtë të Ismailit. Islamkan dërgon topin në rrjetë. (VIDEO)

20′ Përndreca provon dhe fiton këndore. Rast i mirë për Dinamon. (VIDEO)

19′ Tjetër rast për Astanën. Gabon Karimov, i cili nuk ka shënjestrën e duhur. (VIDEO)

18′ Provon Tomasov brenda zonës së Dinamos. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)

15′ Qardaku niset me Dinamon në kundërsulm. Mungon pasimi dhe tek Astana ia dalin që të largojnë rrezikun.

8′ Astana mundohet të gjejë golin e avantazhit.

2′ Tentativa e parë drejt portës së Dinamos. Teqja kontrollon pa problem.

1′ Nis ndeshja në Kazakistan.

FORMACIONET ZYRTARE

Astana – Dinamo

Screenshot 2026-07-16 154649

Screenshot 2026-07-16 154701

Mbërritja në stadium

Foto: Petrit Pashollari

Foto: Petrit Pashollari

Foto: Petrit Pashollari

PANORAMASPORT.AL