Kërnaja “shtrydh” Partizanin pas festave, ja situata te “demat”
Partizani mbylli dje dy seancat e radhës stërvitore. Prej tri ditësh tek “Arena e Demave”, ekipi ka zhvilluar nga dy seanca stërvitore në ditë. Trajneri Kërnaja zgjedh kështu që ekipi të marrë ngarkesën maksimale në prag të pjesës së dytë të sezonit.

Festat janë lënë pas dhe i gjithë fokusi është te rikthimi në fushë. Ndeshja e parë rezervohet me Burrelin në kuadër të Kupës së Shqipërisë. Ky takim do të luhet të shtunën, prej orës 13:00 te stadiumi “Arena e Demave”. Ndeshja është me eliminim direkt dhe mund të shkojë deri me penallti, për të zgjedhur fituesin.
GRUPI- Për Doumbian duhet akoma kohë, që të rikthehet. Lajm i mirë është se Karlos Martinez gëzon formën e duhur, për të zëvendësuar Albion Markun që mbylli sezonin për shkak dëmtimi. Për një vend titullari në krahun e djathtë të mbrojtjes, do të rivalizojë me Marjus Kolën. Po ashtu edhe Marçelino Preka është plotësisht gati, për t’u kthyer në fushë te një ndeshje zyrtare. Largimet e Garsias dhe Da Silvës nuk ndikojnë te ndeshjet e ardhshme.
Kjo pasi të dy prej disa ndeshjesh i shikonin ndeshjet nga tribuna. Te Partizani ndërkohë po vazhdojnë të studiojnë tregun, që të afrojnë elementet e duhur. Fokus është reparti ofensiv.Pas miqësores me Laçin, Kërnaja po ashtu do e ketë në vëzhgim. Nuk përjashtohet mundësia që të debutojë edhe tek ekipi i parë, pasi Partizani vuan për sulmues anësor në krahun e djathtë.
PANORAMASPORT.AL













