Keko trazon planet e Gegës, si ndryshon formacioni i Partizanit pa sulmuesin e dëmtuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2025 | 16:43

Keko trazon planet e Gegës, si ndryshon formacioni i Partizanit pa sulmuesin e dëmtuar

E sigurt është që Keko nuk do të jetë në dispozicion të Partizanit për ndeshjen e kthimit. Të kuqtë do të presin Kaljun në Tiranë, më 17 korrik ora 20:00. Ndeshja në “Air Albania” do të shikojë Gegën të ndryshojë repartin e sulmit.

 

kekoDhe pse ndryshe nga ndeshja në Estoni, këtë herë zgjedhjet do të jenë më natyrale. Gega ka treguar se u qëndron besnik zgjedhjeve të tij. Kështu, Qirko nuk diskutohet, pasi në Talin bëri mjaft mirë duke shpëtuar Partizanin jo vetëm një herë. Në mbrojtje, Mehmeti dhe Preka duket se ofrojnë besim në qendrën e mbrojtjes.

Për krahët e repartit difensiv, janë Buxhelaj dhe Martinez që shihen si zgjedhjet e preferuara që nga miqësoret. Në mesfushë Kote, Sembene dhe Malaj kanë blinduar vendin e titullarit. Ky repart nuk ofron as alternativa të shumta.

asdasdasdasdasd

Në sulm ku Keko ka prishur llogaritë, Garsia do të vijojë në krahun e djathtë të repartit ofensiv. Isgandarli qëndron si alternativë e gatshme për të treguar aftësitë në krahun e majtë. Për shkak të problemeve me pasaportën, sulmuesi azer nuk luajti në Talin. Skuka është kapiteni dhe sulmuesi që udhëheq aktualisht Partizanin.

EMANUEL LOCI – PANORAMASPORT.AL