Postuar: Shkurt 22, 2026 | 22:22
KATEGORIA E PARË, RENDITJA/ Vetëm një skuadër ngjitet sot në renditje, si ndryshon situata në tabelë pas javës së 23-të
Është mbyllur java e 23-të e Kategorisë së Parë.

Tre ndeshjet e sotme nuk ndryshuan shumë renditjen e kampionatit nga sfidat e djeshme. Fitorja e Ilirisë kundër Besës bëri që të merrte vendin e 5-të dhe Burreli të zbriste në vendin e 6-të.
Skënderbeu, Laçi dhe Pogradeci kanë krijuar një diferencë shumë të thellë me të gjithë ndjekësit e tjerë. Ndërkohë, në fund bëhet gjithnjë e më dramatike situata për Lushnjën, Luftëtarin e Kukësin, të cilët mbajnë tre vendet e fundit dhe për të cilët shanset e mbijetesës minimizohen javë pas jave.
RENDITJA

PANORAMASPORT.AL













