Karabeci: Do marr më shumë përgjegjësi si kapiten, por afrikanët dhe të rinjtë nuk e njohin fanellën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2019 | 21:16

Karabeci: Do marr më shumë përgjegjësi si kapiten, por afrikanët dhe të rinjtë nuk e njohin fanellën

Kapiteni i Tiranës, Erando Karabeci, u shpall më i miri i sfidës mes bardhebluve dhe Teutës, ku për “Supersport” deklaroi:

erando karabeci

Kapiteni duhet ta marrë për dore skuadrën…

Ishte një ndeshje e vështirë, duke parë edhe pozitat që ka Teuta, edhe paraqitjen që ka bërë këtë sezon. Por, ishte jetike për ne. 2 ndeshjet e fundit që nuk kemi qenë mirë, kemi bërë ndeshje të mira. I kemi dominuar kundërshtarët, dhe jemi munduar të marrim pikët. Ulëm ritmin që nga ndeshja me Laçin kur u barazuam në fund, dhe ekipi pati një rënie. Por, jam i lumtur për sot pasi kur përqendrohemi, bëjmë gjëra të mëdha.

Asgjë nuk ka përfunduar?

Absolutisht, asgjë nuk ka përfunduar. Ne na gëzon fitorja e Skënderbeut, pasi siç dihet Kastrioti është rival direkt për ne. Nëse ne do marrim maksimumin për ndeshjet tona, nuk kemi pse e kthejmë kokën pas. Jemi 6 pikë më shumë, por nuk mund të jemi të qetë sepse para kemi Kukësin.

Si është situata brenda te Tirana?

Nuk mund të them që kemi probleme, jo, por renditja bën që të kemi një farë presioni, dhe kjo të bën e të humbësh qetësinë. Ndonjëherë mund të thuash edhe ndonjë fjalë më shumë se duhet. Jemi të bashkuar, dhe duhet të japim maksimumin të marrim atë që na duhet. Ju siguroj që nuk ka problem mes grupit, thjesht ka nerva momenti.

Me paraqitjen prej kapiteni sot, duhet t’i japësh një mesazh edhe të tjerëve që duhen sakrifica te Tirona…

Jam shum dakord, Dede e di si është të jesh kapiten dhe lojtar i Tiranës. Marr përgjegjësitë e mira, mundohem të bëj më të mirën time, edhe pse ndonjëherë është e vështirë. Afrikanët ndonjëherë apo të rinjtë, nuk e dinë se kush është fanella e Tironës. Jam i përgjegjshëm që duhet ta bëj këtë sa më mirë. E di që nuk e kam bërë si duhet, por shpresoj që ta rregullojmë sa më shpejt.

Ku ndryshon kjo Tiranë nga ajo para dy viteve që ishit për mbijetesë?

Nëse e mbani mend, para 2 viteve, pa paragjykuar grupin që kemi tani, kemi pasur një ekip më cilësor, por sërish nuk arritëm t’ia dilnim. Tani jemi disa lojtarë që e kemi provuar atë makth, dhe e dimë mirë se ç’do të thotë të provosh atë lloj ndjesie. Jemi më të përgjegjshëm dhe duam të bëjmë maksimumin që të mos provojmë atë fatkeqësi.

Dua të shoh më shumë goditje nga jashtë zone në portë…

Shpresoj edhe unë që të provoj si sot, dhe të ndihmoj ekipin tim. Jam mesfushor, dhe edhe ne duhet të realizojmë në disa momente.

PANORAMASPORT.AL