Postuar: Maj 3, 2025 | 15:52
Kapiteni karikon Pogradecin, mesazhi i Zguros para finales me Tiranën për Superioren
Pogradeci po ëndërron me të drejt ngjitjen në Superiore. Liqenorët do të luajnë nesër në orën 18:00 përballë Tiranës, pikërisht në “Elbasan Arena”.

Vangjel Zguro ka vendosur të shpërndajë një mesazh motivues. “Më të bashkuar se kurrë, drejt Superligës së bashku”, shkruan kapiteni i Pogradecit në rrjetet sociale.
Liqenorët e mbyllën si vend i gjashtë kampionatin e rregullt në Kategorinë e Parë. Në “play-off” u treguan surpriza e këtij edicioni, pasi mposhtën minimalisht Burrelin dhe më pas Besën.
Vetë Zguro u afrua te Pogradeci në janar. Pas disa ndryshimeve, skuadra fitoi stabilitet.

PANORAMASPORT.AL













