Kapiteni Hoxha: Partizani është krenari, sfida në Hungari mbetet speciale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2026 | 23:52

Kapiteni Hoxha: Partizani është krenari, sfida në Hungari mbetet speciale

Alban Hoxha, kapiteni i parë i Partizanit, ishte padyshim mes të pranishmëve në festën e 80-vjetorit të klubit. Portieri, në një prononcim për “Panorama Sport”, theksoi se Partizani është një krenari kombëtare ndërsa u shpreh mjaft i lumtur që vitet më të bukura të karrierës, ia dedikoi këtij klubi.

625003399_1357758969726752_8148334456682846214_n

Ndër të tjera, Hoxha shtoi se një nga kujtimet më të bukura me Partizanin përveç titujve kampion, është edhe ndeshja me Ferencvarosh, aty ku gardiani priti, por edhe shënoi penallti në lotarinë e 11-metërshave që pa kryeqytetasit të kualifikoheshin.

“Është një ditë e veçantë për ekipin, le të themi se Partizani është një krenari kombëtare dhe unë jam shumë i lumtur dhe krenar që vitet më të bukura të karrierës i kam luajtur te Partizani. Në këtë ditë dua të falenderoj familjen e Partizanit, presidentin Demi që nuk e la klubin të shkonte në ato kategori ku të mendohej edhe që të shkrihej fare, kështu që i uroj të gjithë tifozave, klubit që në vazhdim të dalë kampion për vite me rradhë. Kujtimi më i bukur? Një që edhe ma kujtojnë tani është ndeshja me Ferencvarosh në Kupat e Europës”, tha Hoxha.

PANORAMASPORT.AL