Kanë shkruar historinë e futbollit shqiptar/ Tirana-Dinamo, bashkë janë 87 trofe
Tirana dhe Dinamo janë dy skuadrat që kanë shkruar historinë e futbollit shqiptar, por edhe mbajtëset e 87 trofeve në kampionatin tonë. Rivale të përjetshme nga viti 1950 (kur u formuan blutë) e në vazhdim, dy skuadrat kanë shfaqur gjithmonë futboll të admirueshëm.

Në total, klubet kanë 44 tituj kampionë, nga 86 kampionate apo më shumë se gjysma e trofeve në këtë kompeticion. Po kështu, blutë dhe bardheblutë kanë edhe 29 Kupa të Shqipërisë nga 73 vite trofe të ngritura deri tani. Për t’u shënuar edhe 14 Superkupat, me Tiranën që dominon 12-2. Bardheblutë kanë 54 trofe, ndërsa 33 janë të Dinamos.
Bardheblutë janë shumë përpara në çdo drejtim, duke treguar epërsinë e tyre në kampionatin shqiptar. Kujtojmë se Tirana ka më shumë se dy vite që nuk fiton një trofe, ndërsa për Dinamon, duhet të kthehemi shumë pas në kohë për të gjetur triumfin e fundit në futbollit shqiptar, titullin e sezonit 2009-2010.
PANORAMASPORT.AL













