Kampionat me grupime/ Fundtabela, rebusi që duhet zgjidhur në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2026 | 14:20

Kampionat me grupime/ Fundtabela, rebusi që duhet zgjidhur në Superiore

Ndeshja mes Vorës dhe Teutës ka mbyllur javën e 30-të të Superiores dhe ka dhënë tablonë e plotë sa i përket situatës në renditjen e saj. Skuadra e Vorës me fitoren e sotme doli nga zona e rënies direkte, duke iu bashkuar Bylisit në kuotën e 30 pikëve.

vora

Një fitore që i jep frymëmarrje vorakëve pas një periudhe të gjatë pa fitore për ekipin e Bellajt. Ndërkohë, Teuta nuk përfitoi për t’iu afruar zonës së katërshes së parë dhe duke mbetur 6 pikë larg saj, duket se do ta ketë të pamundur për ta arritur atë deri në mbylle e kampionatit.

Ajo është skuadra e vetme që shumë shpejt do ta shohë veten jashtë luftës për çdo objektiv, pasi kampionati është ndarë tashmë me grupime që luajnë për qëllime të caktuara në javët e mbetura.

PANORAMASPORT.AL