Ka qenë një “kantier” ndërtimi gjatë kësaj vere, Vllaznia me deficit në hyrje-dalje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2025 | 21:15

Ka qenë një “kantier” ndërtimi gjatë kësaj vere, Vllaznia me deficit në hyrje-dalje

Vllaznia ka qenë një “kantier” ndërtimi gjatë kësaj vere, me shkodranët që kanë ndryshuar shumë në krahasim me edicionin 2024-25. Ku kuqeblutë kanë larguar më shumë se 11 futbollistë nga sezoni i shkuar, duke mos përfshirë këtu edhe futbollistët e rinj, pasi numri i të larguarve do të ishte akoma më i madh.

BISMARK

Në këtë mënyrë 9 herë kampionët e vendit kanë afruar në “gjirin” e tyre 8 lojtarë të tjerë, në këtë mënyrë duke pasur një “rrjedhje” prej 3 futbollistësh. Kështu një “deficit” nga të larguarit e ka pasur qendërmbrojtja, ku emra si Stojanoviç, Juriç dhe Repaj janë larguar. Për t’u zëvendësuar nga Gjini dhe Kuros, me vetëm të parin që është një qendërmbrojtës tipik. Teksa në repartin e prapavijës, për linjën e majtë, është afruar edhe Hakaj pas largimit të Spahijas.

Edhe porta ka pasur “rokadë”, me Qarrin tashmë larg kuqebluve dhe vendin e tij e ka “zënë” portieri gjerman, Leon Pohls. Mesfusha e kuqebluve ka pasur “fryrje” gjatë kësaj vere, ku janë afruar Dros, Murataj dhe Kallaku. Për të cilët kanë bërë “vend” të larguarit Deliu dhe Kahrimanoviç. Teksa “rrjedhjen” më të madhe kuqeblutë e kanë pasur në repartin e avancuar, ku nga skuadra janë larguar sulmues si: Gruda, Delaj, Mensah, Çoba dhe Dodaj.

E në këtë repart janë afruar gjatë kësaj vere tek Vllaznia vetëm Bismark dhe Kastrati. Një “deficit” prej 3 futbollistësh në radhët e Vllaznisë nga largimet dhe afrimet e kësaj vere në merkato. Fakt që duket se nuk shqetëson shumë në kampin kuqeblu, duke parë faktin se futbollistë të ndryshëm mund të mbulojnë disa role në fushë dhe kjo, patjetër, nuk e bën të nevojshme afrimin e shumë futbollistëve në skuadër dhe “fryrjen” e organikës.

PANORAMASPORT.AL