Ka fituar dy herë, Bylisi është “macja e zezë” e Partizanit
Të shtunën Partizani do të luajë një ndeshje delikate kundër Bylisit në transfertë në stadiumin “Adush Muça”. Të kuqtë do të kërkojnë me patjetër fitoren, pasi misioni është për të mbajtur Elbasanin pas dhe për të siguruar pjesëmarrjen në “Final 4”.

Por Bylisi ka rezultuar të jetë një “mace e zezë” për Partizanin në kampionatin e këtij viti. Në tri përballje që janë zhvilluar deri më tani, një sfidë është mbyllur me fitoren e Partizanit dhe dy të tjera më triumfin e Bylisit. Kjo e fundit dhe Vllaznia janë skuadrat e vetme që kanë arritur ta mposhtin Partizanin dy herë deri më tani.
Gjithashtu, ndeshja e vetme që Partizani e ka humbur me përmbysje është ajo ndaj ballshiotëve, që në një moment po humbnin 2-0, por më pas kthyen gjithçka për të vulosur një triumf 2-3. Mbetet të shihet sesi do të shkojë kjo përballje e radhës, që i gjen skuadrat në “fije të perit” sa i përket objektivave sezonale. Bylisi lufton për mbijetesën, ndërsa Partizani fillimisht për e më pas përse jo, për titullin kampion në “Final 4”. Kjo ndeshje do të vendosë shumë rreth objektivave të të dyja skuadrave, pasi mund të përcaktohen fatet e gjithë punës që është bërë gjatë këtij sezoni.
PANORAMASPORT.AL













