Juventusi në gjurmët e mbrojtësit, Leçe vendos çmimin për talentin që vëzhgon edhe Interi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2025 | 11:40

Juventusi në gjurmët e mbrojtësit, Leçe vendos çmimin për talentin që vëzhgon edhe Interi

Juventus ka hedhur sytë drejt një prej mbrojtësve më premtues të Serie A-s: Tiago Gabriel, qendërmbrojtësi portugez i Leçe-s, vetëm 20 vjeç, por tashmë një nga zbulimet e kampionatit.

Screenshot 2025-11-16 113924

Performancat e tij të sigurta dhe fiziku imponues – me një lartësi prej afro 196 centimetrash – kanë tërhequr vëmendjen e drejtuesve bardhezi, të cilët po monitorojnë me kujdes zhvillimet. Leçe, nga ana e saj, e vlerëson lojtarin 25-30 milionë euro, një shifër që reflekton potencialin dhe rritjen e shpejtë të qendërmbrojtësit.

Paratiçi dhe stafi teknik i Juves e shohin portugezin si një investim afatgjatë, të aftë të përforcojë repartin në vitet e ardhshme. Për momentin nuk ka tratativa të hapura, por Juventusi ka vendosur ta mbajë lojtarin nën vëzhgim të ngushtë, ndërsa Leçe është i ndërgjegjshëm se interesimi për talentin e ri pritet të rritet ndjeshëm në muajt e ardhshëm.

PANORAMASPORT.AL